Kosova U17 luan baras me Bullgarinë në miqësore

Kosova U17 luan baras me Bullgarinë në miqësore

Sport April 14, 2021 - 19:28
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka zhvilluar sonte ndeshjen e parë miqësore ndaj Bullgarisë U17, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë ka paërfunduar baras dhe pa gola.

“Dardanët” ndeshjen e dytë miqësore ndaj bullgarëve e zhvillojnë më 16 prill (e premte) nga ora 17:00.

Këto dy miqësore janë të mirëseardhura për stafin e ri të Kosovës U17, por edhe për vetë futbollistët duke pasur parasysh se në vitin e kaluar për shkak të pandemisë UEFA kishte pezulluar të gjitha aktivitet e grupmoshave të reja. /Zeri.info