Pas kalimit në gjysmëfinale, Guardiola: S'kemi shumë histori në klubin tonë, por ne kemi filluar ta shkruajmë atë

Pas kalimit në gjysmëfinale, Guardiola: S'kemi shumë histori në klubin tonë, por ne kemi filluar ta shkruajmë atë

Sport April 15, 2021 - 08:37
Lajmet e fundit nga sporti

Pep Guardiola është shprehur i lumtur me kalimin e Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Të mërkurën mbrëma, Manchester City fitoi 1-2 në udhëtim te Borussia Dortmundi për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Pas ndeshjes, Guardiola tha se kanë filluar ta ndërtojnë historinë e klubit.

“Jam shumë i lumtur, për klubin dhe për bordin, të gjithë. Nuk ka shumë histori në klubin tonë, por ne kemi filluar ta shkruajmë atë.

Ne luajtëm mirë, përveç dhjetë minutave të parë kur kundërshtari ishte i mirë.

Jam shumë i lumtur për arritjen në gjysmëfinale, në mesin e katër skuadrave më të mirë në Evropë. Ne do të provojmë të bëjmë mirë ndaj skuadrave të mëdha dhe të forta” – tha Guardiola për “BT Sport”

Manchester City në gjysmëfinale do të takohet me Paris Saint-Germainin. /Zeri.info