Kastriot Imeri zgjidhet futbollisti i javës në Zvicër

Kastriot Imeri zgjidhet futbollisti i javës në Zvicër

Sport April 15, 2021 - 15:31
Detajet

Mesfushori i talentuar nga Kosova, Kastriot Imeri, është duke shkëlqyer në futbollin zviceran me fanellën e Servettes.

Edhe në javën e fundit në kampionatin zviceran, ku ka shënuar një gol fantastik.

Imeri realizoi një supergol nga distanca në fitoren që skuadra e tij Servette e mori në udhëtim te Zurichu 1:2.

Falë paraqitjes fantastike në fundjavën e kaluar, Imeri është shpallur edhe futbollisti i javës nga Federata e futbollit të Zvicrës.

Image

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me Servetten, ku ka të shënuar tre gola dhe ka asituar në dy të tjerë.

Vlen të theksohet se Imeri është reprezentues i Zvicrës U21, ndërsa në të ardhmen mund të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.