E zbulon babai i talentit të Barcelonës: Moriba ishte afër transferimit te gjiganti anglez, por dëshira e tij ishte të luante vetëm për Barcelonën

E zbulon babai i talentit të Barcelonës: Moriba ishte afër transferimit te gjiganti anglez, por dëshira e tij ishte të luante vetëm për Barcelonën

Sport April 15, 2021 - 15:58
Lajmet e fundit nga sporti

Talenti i ri i Barcelonës, Ilaix Moriba, ishte afër transferimit te Manchester City, transmeton Zeri.info.

Babai i lojtarit, Mamadi ka zbuluar se biri i tij ishte afër transferimit te gjiganti anglez.

“Ne refuzuam shumë para sepse Moriba donte të luante për Barcelonën. Kishim oferta më tërheqëse nga Chelsea, Manchester City e Juventusi, krahasuar me atë të Barcelonës. Unë anulova udhëtimin për në Manchester sepse Barcelona kishte bërë ofertë për të” – tha ai.

Ilaix Moriba debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës e bëri në këtë sezon. Deri më tani ai ka zhvilluar shtatë ndeshje në kampionat, duke shënuar një gol dhe dy asistime.

18-vjeçari është pjesë e klubit katalunas që nga grupmoshat e reja. /Zeri.info