Ajaxi bën interesante pjesën e mbetur të sfidës, realizon Brobbey

Ajaxi bën interesante pjesën e mbetur të sfidës, realizon Brobbey

Sport April 15, 2021 - 22:09
DETAJET

Roma po zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Ajaxit në Europaligë, shkruan Zeri.info.

Skuadra italiane fitoi sfidën e parë në Holandë me rezultat 2-1.

Në “Olimpico” është duke u zhvilluar takimi ku rezultati ka ndryshuar në pjesë të dytë në favor të Ajaxit në 0-1.

Golin e vetëm deri tash në ndeshje e shënoi Brian Brobbey në minutën e 50-të.

Fituesi i këtij takimi do të takohet me fituesin e sfidës Manchester United – Granada. /Zeri.info