Arsenali mbyll çështjen e fitores, Lacazette realizon golin e katërt

Arsenali mbyll çështjen e fitores, Lacazette realizon golin e katërt

Sport April 15, 2021 - 22:38
DETAJET

Arsenali po përballet me Slavia Praguen në kuadër të çerekfinales së Europaligës, shkruan Zeri.info.

“Topcinjtë” në ndeshjen e parë në Londër barazuan 1-1.

Ndeshja e kthimit po zhvillohet në stadiumin “Sinobo” në Pragë dhe rezultati momental është 0-4 për “Gunners”.

Francezi Alexandre Lacazette realizoi golin e katërt duke e vulosur fitoren e mysafirëve.

Arsenali kaloi në epërsi fal golit të Nicolas Pepe, më pas shënoi kapiteni Lacazette nga pika e bardhë dhe Saka.

Granit Xhaka është duke luajtur nga fillimi, por në një pozitë krejt sisht ndryshe, si mbrojtës i majtë. /Zeri.info