Manchester United me lehtësi kalon në gjysmëfinale

Manchester United me lehtësi kalon në gjysmëfinale

Sport April 15, 2021 - 22:53
DETAJET

Manchester United si nikoqire e eliminoi Granadan në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për çerekfinalen në ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

“Djajtë e kuq” fituan ndeshjen e parë që u luajt në Spanjë me rezultat 2-0.

Ndërsa në “Old Trafford” rezultati përfundoi 2-0 për vendasit.

Edinson Cavani shënoi gol në minutën e 5-të pas asistimit të Paul Pogbas, ndërsa golin e dytë e shënoi Jesus Vallejo autogol në fund të ndeshjes.

Futbollistët e Solskjaerit në gjysmëfinale do të takohen me Romën. /Zeri.info