FHK-ja merr mirënjohje për organizimin e turneut kualifikues

FHK-ja merr mirënjohje për organizimin e turneut kualifikues

Sport June 11, 2021 - 19:12
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare.

Javën e kaluar në Prishtinë u mbajt turneu i grupit A të fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 (femrat). Në Prishtinë qëndruan ekipet kombëtare të Portugalisë, Luksemburgut e Qipros.

Organizimi i bërë nga FHK-ja është vlerësuar lartë nga ekipet pjesëmarrëse. Në adresë të FHK-së kanë ardhur letra falënderimi nga Federata e Hendbollit e Portugalisë dhe ajo e Qipros. Portugezët kanë falënderuar Federatën tonë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe për organizimin shembullor.

Ndërkohë qipriotët e kanë vlerësuar FHK-në për nikoqirllëkun dhe për organizimin e ngjarjes.

FHK-ja vazhdimisht vlerësohet lartë për ngjarjet që i organizon dhe tashmë ka besimin e plotë të EHF-së dhe IHF-së.

Në Kosovë është organizuar Kampionati i IHF-së për Vendet me Hendboll në Zhvillim, pastaj IHF Trophy për Evropë dhe ai Ndërkontinental dhe shumë turne kualifikues. /Zeri.info