Fitorja e Holandës eliminoi Maqedoninë e Veriut nga “Euro 2020”, kjo është renditja në Grupin C

Fitorja e Holandës eliminoi Maqedoninë e Veriut nga “Euro 2020”, kjo është renditja në Grupin C

Sport June 18, 2021 - 09:40
Lajmet e fundit nga sporti

Holanda është kombëtarja e vetme deri më tani që ka siguruar kalimin e grupit si lidere, shkruan Zeri.info.

Të enjten mbrëma, Holanda shënoi fitore 2-0 ndaj Austrisë, duke grumbulluar kështu gjashtë pikë në Grupin C.

Pas saj, renditen Ukraina dhe Austria me nga tre pikë. Këto dy kombëtare do të takohen mes vete në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup.

Cilado kombëtare që shënon fitore prej tyre, nuk ia rrezikon pozitën e parë holandezëve, pasi që në rastin kur pikët janë të barabarta, shikohen ndeshjet direkte. Dhe, “Tulipanët” qëndrojnë më mirë në këtë aspekt, pasi që kanë fituar ndaj ukrainasve dhe austriakëve.

Fitorja e mbrëmshme e Holandës ka shuar shpresat e Maqedonisë së Veriut për të kaluar tutje, qoftë edhe nga pozita e tretë.

Në ndeshjen e fundit në grup, Maqedonia e Veriut do të takohet me Holandën, e edhe në rast të fitores nuk do të lëviz nga pozita e fundit në Grupin C. /Zeri.info

Image