FC Prishtina karantinohet sot në Tiranë, para ndeshjes së parë në kuadër të Ligës së Kampionëve

FC Prishtina karantinohet sot në Tiranë, para ndeshjes së parë në kuadër të Ligës së Kampionëve

Sport June 18, 2021 - 12:07
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina është nisur sot drejt Shqipërisë, atje ku do të zhvillojë turin paraeliminator në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Më 22 qershor, Prishtina zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të kësaj faze, ndaj Folgores së San Marinos.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”, aty ku kryeqytetasit do ta zhvillojnë edhe finalen, në rast se kalojnë pengesën e parë.

Futbollistët dhe stafi i FC Prishtinës është nisur sot drejt Shqipërisë, teksa është bërë e ditur se ata do të karantinohen në Tiranë. /Zeri.info