Zyrtare: Arbër Berisha transferohet te Prishtina

Zyrtare: Arbër Berisha transferohet te Prishtina

Sport July 30, 2021 - 12:49
Detajet

KB Prishtina ka bërë të ditur transferimin më të ri.

Ish basketbollisti i Bornovas, Arbër Berisha, do të vazhdojë karrierën te KB Prishtina.

Lajmin për transferimin e Berishës e ka bërë Prishtina përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Ai ishte pjesë e Ligës turke me Boronava dhe Gaziantep gjatë dy sezoneve të fundit.

Arbëri luan në pozitën e qendrës.

Njoftimi i KB Prishtinës pa ndërhyrje në “Facebook”:

Arbër Berisha, bardh e kaltër

Basketbollisti kosovar Arbër Berisha është lojtari i radhës që i bashkohet klubit më të trofeshëm shqiptar.

Arbëri luan në pozitën e qendrës.

Welcome to the Home of Champions, Arbër!

Arbërit i dëshirojmë suksese në kryeqytet.

#hajdearbër #hajdeprishtinë #plisat #sigalprishtina #prishtina #kryeqyteti. /Zeri.info