Jack Grealish, edhe më afër Manchester Cityt

Jack Grealish, edhe më afër Manchester Cityt

Sport July 30, 2021 - 14:22
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi anglez Manchester City është duke bërë përpjekje për ta transferuar lojtarin anglez, Jack Grealish, shkruan Zëri.info.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, drejtuesit e Cityt tashmë janë në bisedime me Aston Villën.

Sipas Romeros, negociatat janë duke vazhduar për arritjen e një marrëveshjeje dhe pritet që ditëve në vijim të merret vendimi.

Nga ana tjetër, Aston Villa i ka ofruar mesfushorit 25-vjeçar një kontratë të re për ta mbajtur atë në klub.

Grealishi është pjesë e Aston Villës qëkur ishte 6 vjeç, kurse debutimin e tij të parë e bëri më 7 maj 2013. /Zëri.info