Bunjaki: Drita dhe Prishtina dëshmuan ngritjen e madhe të futbollit kosovar, na dhuruan emocione të mëdha

Bunjaki: Drita dhe Prishtina dëshmuan ngritjen e madhe të futbollit kosovar, na dhuruan emocione të mëdha

Sport July 30, 2021 - 14:38
Lajmet e fundit nga sporti

Ish trajneri i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, ka komentuar paraqitjet fantastike të dy skuadrave kosovare në UEFA Conference League, shkruan Zëri.info.

Fatkeqësisht, Drita u eliminua nga Feyenoordi mbrëmë, megjithatë shkëlqeu me paraqitjen e saj, kurse Prishtina u kualifikua tutje pas rezultatit të përgjithshëm 6 me 5.

Bunjaki tha për ‘GazetaBlic Sport’ se pas këtyre paraqitjeve u dëshmua që futbolli kosovar ka ngritje në cilës nga dita në ditë.

“Nuk ka dyshim se formati i ri i Europa Conference League është një mundësi e re dhe që të pakten klubeve ju mundëson më shumë lojë. Liga e Kosovës ka ngritje nga dita në ditë dhe performanca e Dritës dje ishte konfirmimi përfundimtar i gjithë kësaj. Kështu që për 4-5 vjet jam shumë i bindur që ekipet kosovare do të jenë pjesë e grupeve, veçanërisht tani që po kuptojmë se nga viti i ardhshëm 4 ekipe do të kenë mundësinë të testojnë ëndrrën e tyre në Evropë”, tha fillimisht Bunjaki.

Më pas ai e uroj Prishtinën për kalimin tutje, por falënderoj edhe Dritën për emocionet e mëdha që skuadra nga Gjilani na ofroi. Madje, ai tha se sipas tij Drita do të duhej të ishte në raundin tjetër.

“I uroj Prishtinës kalimin në fazën tjetër ndërsa falënderoj Dritën për emocionet që na dha ndaj Feyenoordit. Një lojë shumë mirë e përgatitur taktikisht dhe një paraqitje mbushur me zemër dhe lojë taktike të përsosur. Për bindjen time, Drita ka kaluar më tutje edhe pse në bazë të rezultatit kualifikimi tutje i takon skuadrës holandeze”, përfundoi Bunjaku. /Zëri.info.