Zyrtare: KF Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka

Zyrtare: KF Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka

Sport July 30, 2021 - 14:53
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi nga Maqendonia e Veriut, KF Shëndija, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka, pas eliminimit nga kualifikimet e Europa Conference Leagues, shkruan Zëri.info.

Shkëndija u mposht nga skuadra e Letonisë, Riga FC, në shtëpi me rezultat 0-1 dhe me sa duket ky rezultat ka ndikuar në këtë vendim.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Klubi dhe trajneri tiranas këtë vendim e ka marrë me marrëveshje të dyanshme.

51-vjeçari është pjesë i klubit që nga viti 2019.

Në të kaluarën Gjoka ka menaxhuar këto skuadra si: Flamurtarin, Kukësin, Vllaznimin, Apolonin, Tomorin, Kamzën dhe së fundmi Shkëndijën. /Zëri.info