Alexander-Arnold nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Alexander-Arnold nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Sport July 30, 2021 - 18:58
Lajmet e fundit nga sporti

Trent Alexander-Arnold ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin, shkruan Zeri.info.

Lajmi është bërë i ditur sot (e premte) nga klubi i Liverpoolit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Vlen të theksohet se 22-vjeçari është produkt i klubit të Liverpoolit.

Alexander-Arnold në total numëron 179 paraqitje zyrtare me “Të Kuqtë”, dhjetë gola dhe 44 asistime. /Zeri.info