Transferimi i Grealish te City do të jetë rekord, zyrtarizimi në javën e ardhshme

Transferimi i Grealish te City do të jetë rekord, zyrtarizimi në javën e ardhshme

Sport July 30, 2021 - 20:21
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City raportohet se është afër kompletimit të transferimit të Jack Grealish, shkruan Zeri.info.

Madje, “Daily Mail” raporton se ky transferim do të zyrtarizohet në javën e ardhshme.
Kësisoj, Grealish pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në Premier Ligë. 

City raportohet se i ka ofruar Aston Villas 100 milionë funte (rreth 120 milionë euro).

25-vjeçari do ta kalonte edhe Paul Pogban, i cili në vitin 2016 ishte transferuar te Manchester United nga Juventusi për 105 milionë euro.

Ndryshe, Jack Grealish në sezonin e fundit zhvilloi 26 paraqitje me Aston Villan në Premier Ligë. Shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 12 asistime. /Zeri.info