Malisheva pëson humbje në miqësore nga Struga Tim&Lum

Malisheva pëson humbje në miqësore nga Struga Tim&Lum

Sport July 30, 2021 - 21:37
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Malisheva, ditën e sotme ka zhvilluar një ndeshje miqësore, shkruan Zeri.info.

Malisheva është përballur me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum.

Ndeshja është zhvilluar në Strugë, teksa fitore shënuan nikoqirët me rezultatin 2-1.

Skuadra e Malishevës do të kthehet pas disa ditëve në Kosovë, ku pastaj do të vazhdoj me përgatitjet tjera për sezonin e ri të garave. /Zeri.info