Mbyllen pjesët e para në ndeshjet: Prishtina - Gjilani dhe Ulpiana - Drenica, këto janë rezultatet

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet: Prishtina - Gjilani dhe Ulpiana - Drenica, këto janë rezultatet

Sport September 16, 2021 - 16:48
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po përballen Prishtina e Gjilani, kurse në stadiumin e qytetit në Suharekë po zhvillohet ndeshja mes Ulpianës dhe Drenicës.

45 minutat e parë në të dy ndeshjet janë mbyllur baras dhe pa gola.

Kujtojmë se këto dy ndeshje janë të fundit për javën e katërt në elitën e futbollit kosovar. /Zeri.info