Barcelona nis kërkimet për trajner të ri, Koeman afër shkarkimit

Barcelona nis kërkimet për trajner të ri, Koeman afër shkarkimit

Sport September 17, 2021 - 19:38
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona raportohet se është e gatshme për ta shkarkuar Ronald Koemanin nga pozita e trajnerit, shkruan Zeri.info.

Klubi katalanas është tashmë në kërkim të një trajneri që mund të zëvendësojë Koemanin, sipas “El Chiringuito TV”.

Koeman është trajner i Barçës që nga viti 2020. Nën drejtimin e tij, skuadra fitoi Kupën e Spanjës, zuri vendin e tretë në La Liga dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 finale.

Në këtë sezon Barcelona ka regjistruar dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para në La Liga, teksa renditet e shtata me shtatë pikë në tabelë.

Katalunasit pësuan humbje së fundmi në “Camp Nou” nga Bayern Munich, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga. /Zeri.info