Cuadrado afër zgjatjes së kontratës me Juventusin
Sport
September 18, 2021 - 12:32
Lajmet e fundit nga sporti
Juan Cuadrado raportohet se është afër marrëveshjes me Juventusin për rinovim të kontratës, shkruan Zeri.info.
Reprezentuesi kolumbian pritet ta zgjasë kontratën me “Zonjën e Vjetër” edhe për një vit, deri më 30 qershor 2023.
Sipas raportimeve nga Italia, zyrtarizimi i marrëveshjes së pritet të bëhet në tetor.
Kontrata aktuale e 33-vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Pas Cuadrados, krerët e klubit të Juventusit thuhet se mision e kanë zgjatjen e bashkëpunimit edhe me Paulo Dybalan. /Zeri.info