Ginter në radarin e Real Madridit, klubi spanjoll e dëshiron transferimin e tij si lojtar të lirë

Ginter në radarin e Real Madridit, klubi spanjoll e dëshiron transferimin e tij si lojtar të lirë

Sport September 18, 2021 - 14:00
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për Matthias Ginter, shkruan Zeri.info.

Kontrata e gjermanit me Borussia Monchengladbach skadon në verën e vitit të ardhshëm, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj.

Kësisoj, “AS” raporton se madrilienët janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit dhe po planifikojnë që të arrijnë marrëveshje me të që në janar.

Nëse arrihet një marrëveshje, atëherë 27-vjeçari te “Los Blancos” do të kalonte si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

Chelsea, Inter, Bayern Munich e Barcelona raportohet se janë klubet tjera të interesuara për Ginter. /Zeri.info