ZYRTARE: Nuk lejohet rikthimi i tifozëve në palestra, mbetet në fuqi vendimi i 12 shtatorit

ZYRTARE: Nuk lejohet rikthimi i tifozëve në palestra, mbetet në fuqi vendimi i 12 shtatorit

Sport September 18, 2021 - 14:18
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se nuk do të lejohet prania e tifozëve në palestra, shkruan Zeri.info.

Pavarësisht se dje (e premte) u raportua se do të lejohen deri në 100 tifozë nga ndeshjet e javës së dytë, kjo gjë nuk do të ndodhë.

FBK ka njoftuar klubet se palestrat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për tifozë, deri në një vendim tjetër nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Vendimi i fundit nga Qeveria i marrur më 12.09.2021, thotë se në aktivitetet sportive në hapësirat e mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve. /Zeri.info

Image