Formacionet zyrtare nga ndeshjet: Ballkani - Llapi dhe Malisheva - Feronikeli
Sot (e shtunë) fillon java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.
Gjatë ditës së sotme në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje, të cilat edhe e hapin këtë xhiro.
Ballkani e pret skuadrën që nuk po kalon formë të mirë, Llapin, në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes dy skuadrave që po kalojnë nëpër formë të mirë, Malishevës dhe Feronikelit, në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00, teksa formacionet zyrtare janë këto:
Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, Potoku, Astrit Thaqi, Gashi, Krasniqi, Hoxha, Kuç, Zeka.
Llapi: Avdyli, Idrizi, Prençi, Veliu, Emini, Ramadani, Selmani, Krasniqi, Shabani, Peposhi, Silva Neto.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Buriq, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni H, Stullqaku.
Feronikeli: Smakiqi; Lladrovci, Bejta, Pllana, Kastrati; Maliqi, Shabani, Elshani; Ahmeti, Gashi, Qorri.
/Zeri.info