Zbulohen detajet e kontratës së Messit në PSG
Lojtari argjentinas, Lionel Messi iu bashkua Paris Saint-Germainit në afatin kalimtar të verës nga Barcelona si lojtar i lirë, shkruan Zeri.info.
Argjentinasi kishte nënshkruar kontratë me “parisienët” deri në vitin 2024.
Gazeta franceze “L’Equipe” ka “zbuluar” detajet e kontratës të sulmuesit 34-vjeçar.
Sipas gazetës në fjalë, messi do të fitojë 110 milionë euro neto për 3 sezone nëse përmbush plotësisht kontratën e tij me Parisin.
Në vitin e parë ai do të përfitojë rreth 30 milionë euro, dhe nga 40 milionë euro në vitet pasuese, para se kontrata e tij t’i skadojë më 2024.
Raportohet se paga e Messit është e barabartë me Neymarin, kurse Mbappe fiton rreth 25 milionë euro në vit, mirepo thuhet se paga e Mbappes mund të rritet më tepër nese ai rinovon me “parisienet”. /Zeri.info