Ibrahimoviqi dhe Giroud mungojne ndaj ndeshjes me Juventusin

Ibrahimoviqi dhe Giroud mungojne ndaj ndeshjes me Juventusin

Sport September 18, 2021 - 17:09

Trajneri I Milanit, Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviqi dhe Oliver Giroud janë jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen e nesërme (e diel) kundër Juventusit, në kuadër të xhiros së katërt në Seria A, shkruan Zeri.info.

Juventusi e pret Milanin në ndeshjen e së dielës së cila zhvillohet në stadiumin “Allianz Stadium” qe fillon nga ora 20:45.

Sidoqoftë, gjatë konferencës së tij për shtyp, trajneri Pioli zbuloi se asnjë nga sulmuesit veteranë nuk do të jenë në dispozicion.

“Ibrahimovic nuk po bën më mirë në krahasim me atë që ndihej para ndeshjes me Liverpoolin, kështu që ai nuk do të jetë kundër Juventusit, dhe as Giroud”.

“Ibra dëshiron të jetë ‘Superman’, por ai nuk mund ta bëjë këtë. Giroud ka dhimbje shpine lumbago pas udhëtimit në Liverpool”, ka thënë Pioli. /Zeri.info