Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin në

Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin në "Liman Gegaj"

Sport September 18, 2021 - 17:57

Ndeshja ishte e hapur sidomos në pjesën e parë ku të dy skuadrat kishin raste.

Rastin e parë të mirë e kishte Hasan Hyseni që rrezikoi në minutën e 10-të, por pa sukses.

Pas tij ishte radha e Mërgim Pefqelit, por as ky nuk ishte i saktë.

Feronikeli tentoi dy herë me Behar Maliqin, por që nuk arriti të shënojë.

Në pjesën e dytë Malisheva kishte dy raste me Hasan Hysenin, por ai nuk ishte i saktë në asnjërën goditje.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 62-të, kur Donart Vitia ishte më i larti në kërcim për të shënuar për 1-0.

Deri në fund edhe pse dy skuadrat tentuan të bëjnë më shumë gola, gjithsesi nuk arriten.

Malisheva me këtë fitore ngjitet në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Feronikeli mbetet me 6 pikë.