Man Unitedi dhe Lingardi në bisedime për rinovimin e kontratës

Man Unitedi dhe Lingardi në bisedime për rinovimin e kontratës

Sport September 20, 2021 - 12:03

Manchester Unitedi dhe mesfushori i tyre, Lingardi janë duke negociuar për të rinovuar kontratën, shkruan Zeri.info.

Klubi shpreson për arritje të një marrëveshjeje, edhe pse oferta e parë u refuzua.

Tani besohet se Unitedi po bën gjithçka për të siguruar të ardhmen e lojtarit pasi ai fillimisht refuzoi propozimin e tyre të parë të zgjatjes.

Kjo sipas gazetarit Fabrizio Romano, i cili pretendon se klubi dhe babai i Lingardit kanë qenë në “kontakt të drejtpërdrejtë” për disa javë tashmë.

Italiani gjithashtu pretendon se është trajneri, Solskjaer që po shtyn drejtpërdrejt lojtarin në mënyrë që ta bindë atë të qëndrojë.

Po ashtu, Lingardi nuk është i vetmi që Unitedi dëshiron të rinovojë, ata janë duke synuar të rinovojnë edhe me Bruno Fernandesin, Paul Pogban dhe Luke Shawin.

Kontrata aktuale e lojtari 28-vjeçarit është e vlefshme deri në fund të qershorit 2022.

Mesfushori ka shënuar dy gola në tri ndeshje në Ligën Premier, këtë sezon. /Zeri.info