U raportua se ka pësuar aksident, reagon Munishi: Lajm i rremë, unë isha duke e bërë taktikën kundër Ballkanit pasi shikova një ndeshje tenisi

U raportua se ka pësuar aksident, reagon Munishi: Lajm i rremë, unë isha duke e bërë taktikën kundër Ballkanit pasi shikova një ndeshje tenisi

Sport October 15, 2021 - 17:11
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ka reaguar pas lajmeve se sot ka pësuar një aksident trafiku, shkruan Zeri.info.

Më herët u raportua se trajneri i SC Gjilanit është përfshirë në një aksident trafiku.

Sipas raportimeve, aksidenti u tha se ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “Bregu i Diellit”.

LEXO TË PLOTË: Aksidentohet trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi (FOTO)

Por, nuk ka vonuar shumë dhe Ismet Munishi ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.

Munishi ka thënë se lajmi nuk është i vërtetë, pasi ai nuk ka qenë duke vozitur, teksa në vend të ngjarjes ka dalë pasi është telefonuar nga gruaja e tij.

Trajneri i SC Gjilanit ka konfirmuar se gruaja dhe ai janë mirë me shëndet.

Reagimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“Lajmë i rrem nga Kron Sadiku.

Unë isha duke e bëre taktiken kunder Ballkanit pasi që e pash një ndeshje Tenisi , dhe me telefonon Gruaja dhe me tha që kishte pas disa gervishje makinash ne komunikacion .

Shoqja eshte mire .

Une jam mire fare.

Me Respekt Ismet Munishi”. /Zeri.info