Aguero është gati, pritet të debutojë sonte në La Liga

Aguero është gati, pritet të debutojë sonte në La Liga

Sport October 17, 2021 - 12:11
Lajmet e fundit nga sporti

Sergio Aguero mund ta bëj debutimin e tij zyrtar sonte me fanellën e Barcelonës, shkruan Zeri.info.

Në kuadër të javës së nëntë në La Liga, Barcelona sonte në ''Camp Nou'' e pret Valencian.

Aguero është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje nga trajneri, Ronald Koemann.

Klubi i Barcelonës gjithashtu përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se sulmuesi argjentinas është plotësisht gati për sonte, bashkë me Alex Balden.

Mbetet të shihet nëse Ronald Koeman do t'i jep minuta sonte Agueros, apo 33-vjeçari do të presë ende për debutim.

Ndryshe, ndeshja mes Barcelonës dhe Valencias do të zhvillohet nga ora 21:00. /Zeri.info