Bashkimi shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Dritës

Bashkimi shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Dritës

Sport October 21, 2021 - 16:52
Lajmet e fundit nga sporti

KB Bashkimi është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Pas humbjes në derbi nga Prizreni-16, skuadra e drejtuar nga Branimir Pavic mposhti RC Cola Dritën në ndeshjen e javës së shtatë.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën “Mizahir Isma” të Rahovecit ka përfunduar me rezultatin 105-54.

Andi Shehu me 22 pikë dhe Valon Bunjaku me 21 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e prizrenasve.

Kurse, te skuadra gjilanase u dallua Bardh Jakupi me 14 pikë.

Pas kësaj fitore, Bashkimi ka 11 pikë dhe renditet i treti në tabelë, kurse Drita mbetet në pozitën e fundit (8) me shtatë pikë. /Zeri.info