Sonte na presin ndeshje të zjarrta në top-ligat evropiane

Sonte na presin ndeshje të zjarrta në top-ligat evropiane

Sport December 01, 2021 - 10:17
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte do zhvillohen shumë sfida interesante në kuadër të pesë ligave evropiane.

Në Premierligë Chelsea do jetë mysafir i Watfordit, derisa Manchester Cityn e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, derbi i rivalëve lokal zhvillohet në “Goodison Park”, mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Image

Ndeshje tjera interesante zhvillohen edhe në Seria A, kur Roma është mysafir i Bolognas, Inter nikoqir i Spezias, derisa AC Milan synon këndelljen në udhëtim te Genoa.

Napoli ka objektivin që të mbajë kreun e Seria A, andaj synon ta bëjë këtë ndaj Sassuolos, skuadër që në xhiron e fundit triumfoi ndaj “Rossonerëve”.

Image

Në La Liga zhvillohet vetëm një ndeshje mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos teksa në Ligue 1, PSG e pret Nicen.