Coutinho i mohon fitoren Man Unitedit, Aston Villa merr një pikë falë golit të brazilianit

Coutinho i mohon fitoren Man Unitedit, Aston Villa merr një pikë falë golit të brazilianit

Sport January 15, 2022 - 20:34
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester United ka lëshuar fitoren ndaj Aston Villa, ndonëse ishte në epërsi prej dy golave.

Aston Villa dhe Manchester United kanë ndarë nga një pikë në kuadër të Premier League, duke luajtur baras 2:2.

Vendimtar në këtë takim ishte i huazuari nga Barcelona, Philippe Coutinho, i cili ndryshoi gjithçka me inkuadrimin në lojë.

United shkoi në epërsi në minutën e 5’, me golin e Bruno Fernandes, që më shumë ishte meritë e portierit që bëri gabim trashanik.

Bruno gjeti edhe golin e dytë, në pjesën e dytë, kur në minutën e 67’ shënoi për 0:2. Një minutë më vonë, Coutinho zbriti në fushë.

Në minutën e 77’ Aston Villa gjeti golin e parë, me anë të Ramsey.

Kurse, goli i barazimit dhe që pati vlerën e një pike për skuadrën e Steven Gerrard u shënua nga Philippe Coutinho, në minutën e 82’.

Me këtë barazim, Manchester United numëron pikën e 32’, kurse Aston Villa shkon në 23 pikë. United rrezikon tashmë seriozisht top katërshen dhe garat evropiane.