Del videoja e kartonit të verdhë ku u luajtën mbi 50 mijë funte, dyshohet se e mori Xhaka

Del videoja e kartonit të verdhë ku u luajtën mbi 50 mijë funte, dyshohet se e mori Xhaka

Sport January 19, 2022 - 21:51

FA po heton një karton të verdhë të marrë nga një lojtar i Arsenalit në fillim të këtij sezoni.

Ndeshja në fjalë, edhe pse e pa konfirmuar, duket se është fitorja 4:1 e Arsenalit ndaj Leeds United më 18 dhjetor. Arbitri ishte Andre Marriner, shkruan telesport.

Pas ndeshjes, bookmakers paralajmëruan FA për shuma të pazakonta të vendosura ndaj një lojtari të Arsenalit për t’u ndëshkuar me karton te verdhe dhe bëhet fjalë me shumë mundësi për Granit Xhakën, që në minutën e 88-të u ndëshkua për humbje kohe.