Enis Fetahu, nga Australia, tallet me Gjokoviqin

Enis Fetahu, nga Australia, tallet me Gjokoviqin

Sport January 20, 2022 - 10:33

Novak Gjokoviq ka qenë kryefjalë në mediat botërore në këtë fillim viti.

Tenistit serb të pavaksinuar nuk i është lejuar të marrë pjesë në turneun prestigjioz Australian Open.

Edhe pse kishte shkuar në Australi, ky shtet e deportoi atë për shkak se u cilësua si rrezik i shëndetit publik.

Nuk kanë munguar as talljet për serbin pas largimit të tij nga Australia.

Me serbin është tallur edhe ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare, Enis Fetahu, i cili tani ka shkuar në Australi për punët e tij.

“Ku është Gjokoviqi”, ka shkruar me ironi Fetahu në një foto të publikuar në “InstaStory”.

Kujtojmë që Fetahu ka pasur një karrierë të gjatë, duke luajtur për skuadra si Prishtina, Vëllaznimi, Flamurtari e Kosova e Prishtinës, ndërsa ka veshur edhe fanellën e skuadrës kroate, NK Zagreb.

Tani Fetahu është një menaxher shumë i suksesshëm, pasi menaxhon artistë si Ledri Vula, Kida, Lumi B, Buta e të tjerë.