Federata bën thirrje që talentet të merren me basketboll, kaq duhet të jetë gjatësia e tyre

Federata bën thirrje që talentet të merren me basketboll, kaq duhet të jetë gjatësia e tyre

Sport January 28, 2022 - 17:05

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju bënë thirrje të gjithë talenteve, djemve dhe vajzave, që duan të merren me basketboll, të paraqiten në zyrat e FBK-së.

Kjo vlen sidomos për djemtë e lindur në vitet 2008-2009-2010, të cilët kanë gjatësi 185 centimetra e më shumë dhe vajzat e lindura në vitet 2008-2009-2010, të cilat kanë gjatësi prej 175 centimetrave më shumë të paraqiten në zyrat e FBK-së (Adresa: Lagja "Arbëria ", Blloku C3, Rr. Radovan Zogoviq), ku më pas do të kontaktohen dhe të zhvillojnë karrierën e tyre.

Federata e Basketbollit e Kosovës është duke implementuar programin për zhvillimin e basketbollit, ku përfshihen edhe gjeneratat e reja. Qëllimi i ftesës së lojtarëve/eve të gjatë është të hyjnë në databazën e FBK-së dhe më pas basketbollistët/et potencialë, ku disa prej tyre do të shkojnë në Qendrën Nacionale të Basketbollit, por edhe në klubet e Kosovës për zhvillimin e tyre.

FBK do të ju ofrojë mundësinë të gjithë basketbollistëve/eve, që shihen me të ardhme të ndritur, të kenë mundësi të luajnë basketboll dhe të ju ofrohet një ndihmë profesionale për zhvillimin e tyre.

Gjatësia ka shumë rëndësi në basketboll, andaj i bëjmë thirrje të gjithë djemve dhe vajzave të paraqiten dhe të hyjnë në databazën e FBK-së, që është krijuar për zhvillimin e talenteve.

Federata e Basketbollit e Kosovës ju kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja dhe masivizimit në basketboll, duke zhvilluar shumë projekte, që kanë për qëllim zhvillim e tyre dhe basketbollit kosovar në përgjithësi. /Zeri.info