Aubameyang njofton pensionimin nga kombëtarja e Gabonit

Aubameyang njofton pensionimin nga kombëtarja e Gabonit

Sport May 19, 2022 - 13:04
Lajmet e Fundit nga Sporti

Pierre-Emerick Aubameyang ka konfirmuar se karriera e tij ndërkombëtare me Kombëtaren e Gabonit i ka ardhur fundi.

Sulmuesi i Barcelonës u paraqit 72 herë për kombin e tij, duke shënuar 30 gola dhe gjithashtu shërbeu si kapiten.

Pas një largimi të hershëm nga Kupa e Kombeve të Afrikës në fillim të vitit, ai ka vendosur të fokusohet në karrierën e tij në klub.

“Pas 13 vitesh krenarie në përfaqësimin e vendit tim, njoftoj se po i jap fund karrierës sime ndërkombëtare”, ka shkruar 32-vjeçari në një letër të hapur drejtuar fansave të Gabonit.

“Unë do të doja të falënderoja popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira si ato të këqija.

“Do të mbaj shumë kujtime të mira si dita kur bëra debutimin tim në romnisports, apo ditën kur u ktheva nga Nigeria me Topin e Artë të Afrikës.

“Ndarja me të gjithë njerëzit ishte një moment i paharrueshëm. Falënderoj Presidentin tonë, Shkëlqesinë e tij Ali Bongo Ondimba i cili gjithmonë ka mbështetur Panthers dhe ka punuar gjithmonë që futbolli të evoluojë në vendin tonë.

“Dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjithë trajnerët e mi, stafin dhe lojtarët që kam hasur gjatë kësaj karriere.

“Së fundi, falenderoj babanë tim që më dha dëshirën të bëj si ai, duke shpresuar ta kem bërë krenar duke veshur ngjyrat tona”, përfundoi Auba në letrën e tij. /Zeri.info