Debatik Curri beson se Prishtina ka forcë për ta mbyllur me “faqe të bardhë” edicionin

Debatik Curri beson se Prishtina ka forcë për ta mbyllur me “faqe të bardhë” edicionin

Sport May 21, 2022 - 22:55
Lajmet e fundit nga Sporti

FC Prishtina ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22 e zhvillon të dielën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndaj Llapit.

Kjo ndeshje është me rëndësi jetike për Prishtinën, e cila në synon pikë të plota në mënyrë që t'i shmanget më të keqes, barazhit për sigurimin e një “bilete” edhe për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Prishtina para këtij takimi ndodhet në pozitën e gjashtë me 48 pikë të mbledhura ndërkohë që Llapi zë vendin e katërt me 54 pikë.

Prishtina - Llapi 1:2, Llapi - Prishtina 3:2, Prishtina - Llapi 2:1, janë rezultatet që janë arritur në këtë kampionat në kuadër të BKT Superligës në ndeshjet direkte, kurse në Kupën e Kosovës, Prishtina dhe Llapi janë përballur dy herë: Prishtina - Llapi 2:1 dhe Llapi Prishtina 2:0, janë shifrat e arritura.

Para ndeshjes me Llapin për faqen e klubit, FC Prishtina, ka folur trajneri i skuadrës, Debatik Curri.

Rëndësia e ndeshjes- Ndeshja ndaj Llapit sidomos për skuadrën tonë është me rëndësi të madhe duke e ditur renditjen në tabelë. Duhet që secili futbollist ta jap maksimumin në mënyrë që të arrijmë rezultat pozitiv pasi që kemi ardhur në një pikë aspak të lakmueshme. Llapi e ka një skuadër shumë të mirë, mirëpo ne në këtë ndeshje udhëtojmë për fitore.

Përgatitijet - Ekipi ka punuar shumë mirë në ditët e fundit dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë andaj shpresojmë në rezultat pozitiv. 

Ecuria e Prishtinës - Jemi në një fazë jo të mirë, e cila ka ardhur për shkak të shumë faktorëve. Gjithsesi, jam i bindur se skuadra do ta gjejë forcën për këtë ndeshje tejet të rëndësishme. /Zeri.info