Eriksen, afër vendimit për të ardhmen e tij

Eriksen, afër vendimit për të ardhmen e tij

Sport June 26, 2022 - 14:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

Christian Eriksen së shpejti do të vendos se ku do të luajë sezonin e ri.

Siç ka bërë me dije gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, vendimi i lojtarit për klubin e ardhshëm tani më në fund po afrohet.

Ai do të komunikojë me agjentin e tij në orët apo edhe ditët e ardhshme për të marrë një vendim përfundimtar.

Romano shton se, holandezi ka shumë propozime në tavolinë, ndërkohë që Brentfordi ka ende shpresa se mesfushori do të qëndrojë.

Eriksen iu bashkua Brentfordit në afatin kalimtar të janarit, teksa kontrata i skadon në fund të këtij muaji. /Zeri.info