Ndeshja e kthimit mes Klaksvikut dhe Ballkanit, UEFA cakton gjyqtarët

Ndeshja e kthimit mes Klaksvikut dhe Ballkanit, UEFA cakton gjyqtarët

Sport August 07, 2022 - 13:41
Lajmet e fundit nga Sporti

Ballkani do ta zhvillojë javën tjetër ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të ndeshet me Klaksvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në këtë kompeticion.

Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i takoi suharekasve me rezultat të ngushtë, 3:2.

Kurse, ndeshja e kthimit në Torshavn luhet të enjten.

UEFA tashmë ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje.

Gjyqtari nga Gjeorgjia, Goga Kikacheishvili do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje.