Barça dhe Chelsea, pranë arritjes së marrëveshjes për De Jongun

Barça dhe Chelsea, pranë arritjes së marrëveshjes për De Jongun

Sport August 10, 2022 - 10:53
Lajmet e fundit nga sporti

Frenkie de Jong mesa duket është shumë pranë largimin nga Barcelona.

Sipas “Sport.es”, Barça dhe Chelsea janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e holandezit në Premierligë, pavarësisht se futbollisti është ende shumë I vendosur për të mos u larguar nga “Camp Nou”.

Besohet se, presidenti, Joan Laporta dhe trajneri, Xavi Hernandez, duan që De Jong të qëndrojë në klub, por ata po i kërkojnë atij të ulë pagën e tij që është e përballueshme për klubin.

Sipas mediumit spanjoll, burimet e negociatave sigurojnë se shifrat që janë në tryezë parashikojnë se do të arrihet një marrëveshje e favorshme për të dyja palët dhe më pas, futbollisti do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë.

Ka pasur shumë lëvizje në orët e fundit dhe Chelsea është në kontakt të përhershëm me agjentët e saj me shpresën për të mbyllur marrëveshjen.

Padyshim që orët vendimtare të së ardhmes së tij po vijnë.

Për lojtarin i cili ka kontratë të vlefshme me Barçën deri nvitin 2026, interesim kishte shfaqur edhe klubi tjetër anglez, Manchester Unitedi. /Zeri.info