Ejupi: Nuk besoj që Prishtina do të ndryshojë qëndrim, ndeshjet do t’i zhvillojmë në Prishtinë

Ejupi: Nuk besoj që Prishtina do të ndryshojë qëndrim, ndeshjet do t’i zhvillojmë në Prishtinë

Sport October 02, 2022 - 23:13
Lajmet e Fundit nga Sporti

Anëtari i bordit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i është përgjigjur pyetjes se a do të vazhdojë Prishtina t’i zhvillojë ndeshjet e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas njoftimit të FFK-së.

Ditë më parë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njoftoi se Prishtina nuk do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, por vetëm kombëtarja U17.

Duke folur sonte në emisionin “Sporti Total” në KTV, Ejupi tha se Prishtina nuk beson se do ndryshojë qëndrimin, ne jemi të detyruar që ndeshjet t’i zhvillojmë Prishtinë.

“Nuk besojë që Prishtina do të ndërrojë qëndrimin për arsye se nuk është vettëm vendim i kryesisë së klubit të Prishtinës të mos lëvizë nga Prishtina, është edhe kërkesë e tifozëve, e “Plisave”, për arsye se natyrisht nuk është elehtë që vazhdimisht të udhëtohet e të shkohet për ta përcjell ekipin, kështu që ne jemi të detyruar që ndeshjet t’i zhvillojmë brenda në qytet në Prishtinë”, është shprehur Ejupi për “Sporti Total”, përcjell Zeri.info.