Napoli shënon fitore të thellë ndaj Ajaxit

Napoli shënon fitore të thellë ndaj Ajaxit

Sport October 04, 2022 - 22:58
Lajmet e Fundit nga Sporti

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Ajax.

Skuadra e Napoli ka shënuar fitore të thellë me rezultatin 1:6, në udhëtim kundër Ajax.

Ajax kaluan të parët në epërsi, kur gjetën golin në minutën e 9’ me Kudus, por reagimi i Napoli ishte brutal.

Italianët barazuan në minutën e 18’ me anë të Raspadori, kurse epërsinë e parë e morën në minutën e 33’ me golin e Di Lorenzo.

Rezultatin final të pjesës së parë e vulosi Zielinski, me golin e shënuar.

Në pjesën e dytë, Napoli gjeti golin me anë të Raspadori në minutën e 47’, për rezultatin 1:4. Ky ishte goli i dytë personal për lojtarin në këtë ndeshje.

Kvaratskhelia shënoi në minutën e 63’ për të konfirmuar formën e mirë, kurse Ajax mbeti me 10 lojtarë në minutën e 73’, pasi Tadic u ndëshkua me të kuq.

Me një lojtar më shumë në fushë, Napoli shënoi edhe një herë, kësaj radhe me Simeone, për rezultatin final 1:6.

Me këtë fitore, Napoli shkon në nëntë pikë, si skuadër lidere e grupit. Ajax mbetet me tri pikë në pozitën e tretë. Liverpool është skuadra e dytë, kurse Rangers mbajnë pozitën e fundit.