Bad News Eagles – Spirit, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Bad News Eagles – Spirit, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Sport October 07, 2022 - 13:49
Lajmet e fundit nga Sporti

Bad News Eagles do të luajë sot ndaj skuadrës ruse, Spirit, në kuadër të turneut “IBE Road to Rio 2022”.

Ekipi kosovar, në rast fitoreje, do ta arrinte kualifikimin historik në eventin më të madh për CS: GO.

Gjithsesi, në bazë të basteve, BNE janë më pak të favorizuar për të fituar.

Kuota për fitoren e BNE-së është 2.2, përkundër Spirtit, që është 1.4.

Ndeshja në mes të BNE-së dhe Spirit fillon në orën 14:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt nga streameri i njohur, Ernest Xhoci.