Arsenali apelon akuzën “e padrejtë” të FA-së për protestat e lojtarëve

Arsenali apelon akuzën “e padrejtë” të FA-së për protestat e lojtarëve

Sport January 28, 2023 - 16:19
Lajmet e Fundit nga Sporti

Arsenali ka nisur një apel pasi u akuzua nga Federata e Futbollit për sjelljen e lojtarëve të tyre në Kupën FA kundër Oxford Unitedit.

Arsenali ka apeluar një akuzë të FA për sjelljen e lojtarëve të tyre kundër Oksfordit në raundin e tretë të FA Cup.

Topçinjtë u sanksionuan për protestat e tyre në pjesën e parë, kur lojtarët mendonin se duhej të kishin marrë një penallti për lojë me dorë kur topi goditi Elliott Moore në krahun.

Arbitri i largoi apelimet dhe Arsenali vazhdoi të fitojë 3-0.

Gunners kanë apeluar me arsyetimin se akuza ishte e paarsyeshme dhe e padrejtë.

Arsenali beson se është e paarsyeshme sepse FA thotë se ata u përpoqën me forcë ta detyronin arbitrin të anulonte vendimin e tyre edhe pse zyrtari i ndeshjes nuk përmendi asgjë të tillë në raportin e tij.

Londinezët mendojnë gjithashtu se akuza është e padrejtë sepse ka pasur incidente të ngjashme me klube të tjera që nuk kanë çuar në një akuzë.

Ata kanë përmendur disa shembuj në apelin e tyre dhe tani presin një përgjigje. /Zeri.info