Dramën në Mitrovicë e fiton Trepça, Ylli “bie” pas 15 ndeshjeve

Dramën në Mitrovicë e fiton Trepça, Ylli “bie” pas 15 ndeshjeve

Sport January 28, 2023 - 21:53
Lajmet e fundit nga Sporti

Dramën në Mitrovicë e fiton Trepça, Ylli ‘bie’ pas 15 ndeshjeve

Në një super ndeshje dhe dramatike, Trepça ka mundur kampionin Golden Eagle Yllin me rezultat 69:67 (20:14, 21:21, 12:16, 16:16), në javën e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte humbja e parë për Yllin pas 15 fitoreve radhazi, ku kanë edhe pesë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 11 fitore e nëntë humbje.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshje me një seri fantastike 13:1, por mysafirët dalëngadalë u rikthyen, ku çereku i parë përfundoi 20:14. ‘Xehetarët’ sërish e nisën vrullshëm periudhën e dytë, duke qenë disa herë në epërsi deri në 16 pikë, por therandasit sërish u rikthyen për tu mos u dorëzuar dhe pjesa e parë përfundon 41:36.

Perioda e tretë ishte më e barabartë, ku rezultati ishte i ngushtë dhe asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen, derisa pas 30 minutash rezultati në semafor ishte 53:51. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jetë vendimtar në këtë sfidë. Luftë e madhe u zhvillua në parket me dëshirën e madhe për fitore, megjithatë në momentet vendimtare, Trepça ishte më e vëmendshme dhe fitoi 69:67, kurse gjuajtja e Rashun Davis të Yllit nuk ishte e saktë në sekondën e fundit.

Më i miri ishte te vendasit ishte Andrew Gordon me 22 pikë e gjashtë kërcime, kurse Davis i mysafirëve shënoi 20 pikë. /Zeri.info