Milani mposhtet thellë në shtëpi nga Sassuolo

Milani mposhtet thellë në shtëpi nga Sassuolo

Sport January 29, 2023 - 14:32
Lajmet e Fundit nga Sporti

Milani ka pësuar një humbje të thellë nga Sassuolo, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Seria A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultat 2-5.

Golat për Milanin i shënuan Giroud (24’) dhe Origi (81’), kurse për Sassuolon realizuan Defrel (19’), Frattesi (22’), Berardi (30’), Lauriente (47’) dhe Henrique (79’).

Me këtë humbjes, Milani mbetet i katërti me 38 pikë, kurse Sassuolo i 16-ti me 20 sosh. /Zeri.info