Barcelona fiton bindshëm ndaj Sevillas, vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit

Barcelona fiton bindshëm ndaj Sevillas, vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit

Sport February 05, 2023 - 22:56
Lajmet e fundit nga Sporti

Barcelona ka shfrytëzuar humbjen e Real Madridit kundër Mallorcas (1:0) duke shënuar fitore kundër Sevillas.

Katalunasit triumfuan bindshëm 3:0 kundër skuadrës andaluziane në stadiumin “Camp Nou”.

Jordi Alba “theu” mbrojtjen e mysafirëve duke shënuar golin e parë në minutën e 58-të.

12 minuta më vonë Gavi shënoi golin e qetësisë për “Blaugrana”.

Goditjen e fundit Sevillas ia dha Raphinha me golin e minutën e 79-të.

Kësisoj, Barcelona ka 53 pikë, tani tetë më shumë se Real Madridi. Sevilla është e 16-ta me 21 pikë./Demokracia.com/