“El Clasico” i takon Barcelonës

“El Clasico” i takon Barcelonës

Sport March 19, 2023 - 22:57
Lajmet e fundit nga Sporti

Barcelona ka fituar në “El Clasico” ndaj Real Madridit, në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou” përfundoi me rezultat 2-1.

Reali fillimisht kaloi në epërsi me golin u nis nga Vinicius, mirëpo Araujo ishte qe e preku me kokë duke e dërguar në portë(autogol).

Kurse, golin e barazimit e realizoi Roberto krejt në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, të dy ekipet kishin raste të mira, mirëpo pa konkretizim të golit, me Blaugranët që ishin më dominues në fushë.

Në minutën e 80-të, ishte Asensio që riktheu avantazhin për 1-2, mirëpo u anulua nga VAR-i pasi ishte pozitë jashtëloje.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte Kessie që shënoi duke ia sjellur fitoren Barçes.

Me këtë fitore, Barça vazhdon kryesimin me 68 pikë, kurse Reali i dyti me 56 sosh. /Zeri.info