Zyrtare: Andrea Hoxha, portieri i ri i Ballkanit

Zyrtare: Andrea Hoxha, portieri i ri i Ballkanit

Sport June 09, 2023 - 18:55

Ballkani ka vazhduar me ndryshime në skuadër, pasi u shpall kampion dhe po bëhet gati për garat evropiane.Dikur portieri i Shqipërisë U21, Andrea Hoxha ka nënshkruar sot me Ballkanin dhe është prezantuar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë”.

“Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje dy vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani”.