
Zyrtare: Rilind Haziraj, lojtar i ri i Dritës
Drita ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi gjilanas përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Haziraj do të jetë pjesë e Dritës për tri vjet.
Sulmuesi 24 vjeçar së fundmi ishte pjesë e Fushë Kosovës, ku e kishte ndihmuar për inkuadrimin në Superligë.
Postimi i plotë:
RILIND HAZIRAJ ËSHTË LOJTARI YNË
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Rilind Haziraj
Sot në ambientet e klubit, Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Rilindi me klubin ka nënshkruar kontratë tre vjeqare.
Haziraj ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova.
Mirë se vjen Rilind.